Berisha: Sot Partia Demokratike ka drejtim absolutisht më themelor drejt organizimit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se partia drejtohet me themel drejt organizimit. Në një deklaratë për shtyp, ai theksoi se ky mision kërkon të bëhet gjithçka për fuqizimin e PD-së.
Megjithatë, Berisha rikujtoi audiencën kushtet aktuale të opozitës shqiptare, të cilat ai i cilësoi si pjesë të një “narkoshteti”.
Ai u shpreh:
“Mos harroni se aktualisht, në kushtet që jemi, narkodiktatura i tha komunitetit ndërkombëtar, unë nuk pyes për ju. Pse? Ai e ka për jetë a vdekje atë betejë. E ka për veten e vet, sepse e di që kudo që ta prekësh, del i korruptuar, del delinkuent në çdo gjë. Dhe mos mendojmë se do të ndryshojë. Pra, mbetemi vetëm ne. Mbetet vetëm PD. Nuk është detyrë e lehtë, është detyrë shumë e vështirë, është mision i vështirë. Dhe ky mision kërkon që të bëjmë gjithçka për të fuqizuar PD. Pra, në mbledhje paraprake, duke diskutuar me ju, diskutuam për shpërndarjen e dokumenteve. Duhet të kontrolloni këtë proces në mënyrë që anëtarësia të pajiset sa më shpejt me dokumente. Sot ne kemi drejtim absolutisht më themelor: organizim, organizim, organizim. Pra, të merremi me partinë.”
