Merz: Gjermania ndihmon Hormuzin pas fundit të konfliktit

Merz: Gjermania do të kontribuojë në sigurinë e Hormuzit vetëm pas përfundimit të konfliktit

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ngritur shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit të luftës në Iran. Ai ka theksuar se Gjermania do të ofrojë ndihmë për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit vetëm pasi të përfundojë konflikti aktual.

“Përshkallëzimi i luftës drejt një konflikti të madh rajonal do të vendoste një presion mbi Gjermaninë dhe Evropën, të krahasueshëm me atë të luftës në Ukrainë ose pandemisë së koronavirusit,” ka deklaruar Merz.

Ai ka nënvizuar se zgjidhja më e mirë do të ishte përfundimi sa më i shpejtë i këtij konflikti të armatosur.

Scroll to Top