Luftimet në Libanin Jugor: Izraeli urdhëron evakuimin e fshatrave

Izraeli lëshon një urdhër të ri evakuimi për banorët në Libanin jugor; IDF: Objektivi kryesor është grupi Hezbollah.

Siç ishte paralajmëruar më herët, Izraeli po zgjeron operacionet e tij në Libanin jugor. Forcat e armatosura izraelite deklarojnë se synojnë të godasin grupin Hezbollah, të mbështetur nga Irani.

Gjithashtu, ushtria izraelite, pa paralajmërim të mëparshëm, u ka kërkuar banorëve të gjashtë fshatrave të evakuohen përpara operacioneve të mundshme.

Urdhri i evakuimit është i pari që lëshohet për fshatrat Zalaya, Lbaya, Yahmar, Sahmar, Qalaya dhe Dalafi.

“Për sigurinë tuaj, ju bëjmë thirrje që të zhvendoseni menjëherë në veri të qytetit Qaraoun (Bekaa)”, tha Avichay Adraee, zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në gjuhën arabe.

Operacioni izraelit në Liban është kritikuar pasi më shumë se një milion njerëz, një e pesta e popullsisë së vendit, janë zhvendosur nga luftimet.

Zëvendëskryeministri libanez, Tarek Mitri, i tha Sky News javën e kaluar se kishte “frikë të vërtetë” se vendi po shndërrohej në një Gazë tjetër.

Scroll to Top