Trump kritikon vendet aleate dhe u kërkon atyre të luftojnë për veten e tyre: “Britania s’na ndihmoi me Iranin! Franca, e padobishme”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka postuar një mesazh në rrjetin e tij social “Truth”, ku i drejtohet Mbretërisë së Bashkuar me kërkesën që të “marrë vetë naftën e saj”.
“Për të gjitha ato vende që nuk mund të sigurojnë karburant për avionë për shkak të Ngushticës së Hormuzit, si Mbretëria e Bashkuar, e cila refuzoi të merrte pjesë në veprimet kundër Iranit, kam një sugjerim për ju: Së pari, blini nga SHBA-ja, kemi me bollëk, dhe së dyti, mblidhni pak guxim, shkoni drejt Ngushticës dhe thjesht MARRNI ATË,” shkroi Trump.
Trump shtoi: “Ju duhet të filloni të mësoni si të luftoni për veten tuaj, SHBA-të nuk do të jenë më aty për t’ju ndihmuar, ashtu siç ju nuk ishit aty për ne.”
“Irani, në thelb, është shkatërruar plotësisht. Pjesa e vështirë ka mbaruar. Shkoni të merrni naftën tuaj!”
Ai pati gjithashtu një koment edhe për Francën, të cilën e quajti “shumë të padobishme”.
