Gjiganti amerikan ESPN bën zgjedhjen: Kosova e mund sot Turqinë dhe futet në Botëror
Pavarësisht se nuk janë favoritë, gjiganti mediatik amerikan ESPN ka parashikuar Kosovën si skuadrën që do të kualifikohet për në Botëror. Në shkrimin e bërë, ESPN gjithashtu arsyeton pse dardanët do të mundin Turqinë, duke vënë theksin te faktori fushë.
“Ekipi i Franco Fodës është i ri, i guximshëm, i shpejtë dhe energjik; i mbushur me talente të nivelit të lartë si Arda Güler, Hakan Çalhanoğlu dhe Kenan Yıldız, ata kanë kapacitetin për të tronditur Turqinë. Turqia, pasi fitoi dy përballjet e mëparshme midis dy ekipeve, konsiderohet favorite, por Stadiumi Fadil Vokrri i së martës në Prishtinë do të jetë plot emocione dhe një atmosferë pasionante mund ta ndryshojë peshoren në favor të Kosovës”, shkruan “ESPN”, ndërsa përmbyll argumentimin shkurt: “Fituese: Kosova”.
