Italia jashtë Botërorit: Bosnja triumfon pas penalltive

VIDEO/ Dramë në futboll: Italia jashtë Botërorit, historia bëhet nga Bosnja. Të gjitha rezultatet

Italia nuk do të marrë pjesë në Botëror, duke u eliminuar sërish. Kombëtarja, e drejtuar nga Xhenaro Gatuzo, humbi në finalen e “Play Off”-it kundër Bosnjës dhe Hercegovinës pas ekzekutimit të penalltive, duke i lënë këta të fundit të shkruajnë një faqe historie.

Ndeshja e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Në lotarinë e penalltive, vendasit treguan më shumë qetësi, duke triumfuar me rezultatin 4-1.

Në sfidat e tjera, Suedia mundi Poloninë 3-2, ndërsa Çekia gjithashtu fitoi pas ekzekutimit të penalltive kundër Danimarkës, duke siguruar kështu një biletë për në Botërorin e vitit 2026.

REZULTATET E TË GJITHA SFNADAVE:

  • BOSNJË DHE HERCEGOVINË – ITALI 1-1 (Kualifikohet Bosnja 4-1 me penallti)
  • Golat: Tabakoviç 79′ / Ken 15′
  • Kartoni i kuq për Bastonin.
  • SUEDIA – POLONI 3-2 (Kualifikohet Suedia)
  • Golat: Elanga 20′, Lagerbielke 44′, Gyokeres 88′ / Zalevski 33′, Sviderski 55′
  • ÇEKI – DANIMARKË 2-2 (Kualifikohet Çekia 3-1 me penallti)
  • Golat: Sulç 3′, Krejci 100′ / Andersen 72′, Hogh 111′

LEXO EDHE:

  • KOSOVË-TURQI: FORMACIONET ZYRTARE
  • BOSNJË DHE HERCEGOVINË – ITALI
  • SUEDIA – POLONI
  • ÇEKI – DANIMARKË

PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top