Irani kërcënon Apple, Google, Meta, Tesla: 18 kompani shënjestër

Apple, Google, Meta dhe Tesla në mesin e 18 kompanive që Garda Revolucionare Iraniane kërcënon t’i godasë duke filluar nga nesër.

Një listë prej 18 kompanish, të cilat aktualisht janë shënjestër e Iranit, duke filluar nga nesër, u bë publike të martën vonë nga Garda Revolucionare Iraniane.

Lista përfshin 18 kompani: Apple, Boeing, Cisco, Dell, G42, General Electric, Google, HP, IBM, Intel, JP Morgan, Meta, Microsoft, Nvidia, Oracle, Palantir, Spire, Solutions, Tesla.

Shumica e këtyre kompanive janë amerikane. G42 është një kompani holding për zhvillimin e inteligjencës artificiale nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Spire Solutions është një firmë e sigurisë kibernetike.

“Këto kompani duhet të presin shkatërrimin e njësive të tyre përkatëse si hakmarrje për çdo akt terrorist në Iran, duke filluar nga ora 8 e mbrëmjes sipas kohës së Teheranit të mërkurën, më 1 prill”, thuhet në një deklaratë të mëparshme të Gardës Revolucionare Iraniane.

Scroll to Top