Dëborë në Korçë: Trashësia 25 cm në Boboshticë-Dardhë

Reshje dëbore në qarkun e Korçës, trashësia arrin 25 cm në aksin Boboshticë-Dardhë

Reshjet e dëborës janë rikthyer në Qarkun e Korçës gjatë orëve të fundit, duke prekur kryesisht zonat malore të këtij rajoni.

Sipas informacioneve nga terreni, dëbora ka përfshirë edhe aksin rrugor Boboshticë–Dardhë, ku trashësia e saj varion nga 20 deri në 25 centimetra.

Autoritetet bëjnë me dije se kontraktorët janë angazhuar në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, me qëllim garantimin e qarkullimit të mjeteve dhe shmangien e aksidenteve.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat me prezencë të dendur dëbore dhe temperatura të ulëta.

Scroll to Top