2 Prilli 1991: Berisha përkujton “masakrën” e Shkodrës

“`html

Berisha: 2 Prilli, revoltë ndaj farsës elektorale, martirët nderuan votën e lirë

Në Shkodër u zhvillua sot ceremonia përkujtimore për 35-vjetorin e ngjarjeve të 2 prillit 1991, ku humbën jetën katër persona, në atë që Partia Demokratike e cilëson si masakrën e fundit të komunizmit në Shqipëri.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.

“Të dashur familjarë dhe të afërm të martirëve të 2 Prillit. Të dashur deputetë të Shkodrës, drejtues të PD. Të dashur qytetarë të këtij qyteti të bekuar, të pranishëm sot në këtë ceremoni dhe kudo që jeni. Sot, në 35-vjetorin e martirizimit më 2 prill të vitit 1991 të katër bijve të shquar, qytetarë shembullorë të këtij qyteti, ne përulemi me nderimin më të madh, me mirënjohjen më të pakufishme para veprës së Arben Brocit, themelues i PD dhe anëtar kryesie i kësaj partie, themelues i pluralizmit politik në Shqipëri, student shembullor, trim dhe guximtar.

Përulemi me nderimin më të madh para veprës së pavdekshme të Bujar Bishanakut, Nazmir Kryeziut, Besnik Cekës, qytetarë shembullorë, bij shembullorë të këtij qyteti, trima, guximtarë të cilët sakrifikuan jetën për vlerat më të arrira që ne besojmë.

Të dashur miq, 35 vite më parë, vetëm dy ditë pas përfundimit të farsës elektorale, gjimnazistët e Shkodrës ndërprenë mësimin dhe u ulën mbi çantat e tyre në një formë proteste ndër më të qytetëruarat, ndër më paqësorët. Ata protestuan në dëshpërim të thellë sepse diktatori i fundit komunist në Europë, partia e tij dhe zgjedhjet pluraliste pas pothuajse gjysmë shekulli, i shndërroi në një farsë zgjedhore. Zhgënjimi i tyre ishte i jashtëzakonshëm dhe po kështu zemërimi dhe dëshpërimi. Ndaj dhe ata dolën në një protestë, u ulën përballë pallatit të krimit, u ulën përballë selisë së partisë së krimit dhe mbi ta u shkrepën breshëri të shumta kallashnikovësh dhe mitrolozësh. Ranë në këtë shesh për të mbetur përjetë të gjallë në zemrat tona, për t’u nderuar gjithmonë nga ata që nderojnë votën e lirë dhe lirinë.

Asgjë nuk mbyll plagën e hapur nga diktatura! 3 vite para se martirët të flijoheshin në shesh, Ramiz Alia dhe Kristaq Rama firmosnin vrasjen në litar të poetit disident sepse kishte shkruar vargje për Kosovën dhe liritë e qytetarëve.

Sot pas 35 vitesh është në pushtet njeriu që përdor pushtetin për të legjitimuar vjedhjen. Kurrë më shumë se sot nuk është aktuale sakrifica e martirëve, ndaj PD është betuar në rikthimin e votës së lirë, ndaj jam i bindur se Shkoder, më shumë se çdo qytet, do të bëjë pjesën e saj.

Pasardhësi i bllokmenëve hoxhistë, i ka bërë kombit shqiptar gjëmën më të madhe,” tha ai.

“`

Scroll to Top