Viktimë e dhunës në Korçë: 78-vjeçari dyshohet i vrarë

Detaje: 78-vjeçari i divorcuar dyshohet të jetë vrarë, policia thërret familjarët

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bulgarec, Korçë, ku një 78-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e tij.

Viktima është identifikuar si Gëzim Vija, i cili jetonte i vetëm në banesë prej rreth 25 vitesh. Trupi i pajetë është gjetur në banesë dhe më pas është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Gëzimi rezulton i divorcuar dhe ka katër fëmijë, dy prej të cilëve jetojnë në Korçë, ndërsa dy të tjerë jetojnë jashtë shtetit.

Familjarët janë thirrur në komisariat për të dhënë deklarimet e tyre, pasi deri më tani nuk ka ende një motiv të përcaktuar për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave. Nga hetimet paraprake dyshohet se i moshuari mund të jetë goditur me një send të fortë, ndërsa ekspertiza më e detajuar pritet të kryhet në morgun e Spitalit të Korçës.

Scroll to Top