Një tjetër incident ndodhi sot në sallën e Kuvendit, duke shkaktuar ndërprerjen e seancës nga ana e kryeparlamentarit për shkak të tensioneve të krijuara.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, hodhi një bidon me ujë në drejtim të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Kjo ngjarje ndodhi në momentin kur kamerat ishin fikur.
