Tensionet në Kuvend/ Peleshi ndërpret seancën për 5 minuta pushim
Pas disa minutash tensionesh të shkaktuara në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetari i saj, Niko Peleshi, ka ndërprerë seancën për pesë minuta pushim.
Më herët, Peleshi i hoqi të drejtën e fjalës deputetit Noka. Deputetët e opozitës, të revoltuar nga veprimi i Kryetarit të Kuvendit, bllokuan deputetët e Partisë Socialiste të flasin.
