Tension në Kuvend: Noka humbet fjalën, PD pengon punimet

Tensione në Kuvend: Deputetit Noka i hiqet e drejta e fjalës

Nënkryetari i Kuvendit, Flamur Noka, i është hequr e drejta e fjalës nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Si protestë ndaj këtij veprimi, deputetët e Partisë Demokratike, të revoltuar, kanë penguar deputetët e mazhorancës të marrin fjalën.

Ndërkohë, Peleshi ka njoftuar një ndërprerje të punimeve prej pesë minutash.

Gjatë debatit, Noka i është drejtuar Peleshit duke thënë: “Nuk më kërcënon mua me atë që tërheq ti. Tërhiq ato 60 mega në Kolonjë se ato të mbajnë peng. Nga ushtar i Ramës, je shndërruar në ushtar të vrasëses të Xhavit Gurrës, si ka ndodhur kurrë kjo që ka ndodhur. Të flasë këtu në emër të popullit të mazhorancës, personi 009, Toyota Yaris, dhe të përfaqësojë pushtetin dhe mazhorancën, ushtari i Suel Çelës, personi 009 që gjendet në dosjet që Britania e Madhe disponon në trafikun e drogës, apo në dosjet e Brukselit, kjo tregon se jeni katandisur në bandë. Ti më dhimbsesh, ai 60 megëshi ty do të tërheqë dhe do të zhburrnojë.”

Në përgjigje, Peleshi ka deklaruar: “Po merrni masën e dytë disiplinore, s’mund të bëni asgjë me dhunë.”

Noka ka vijuar duke i thënë Peleshit: “A të dogji? E vërteta nuk fshihet, mos harroni.”

Scroll to Top