Debat për presidentin e ri të Federatës së Futbollit Italian, në garë emra të njohur dhe ndërhyrje politike
Organizata e futbollit evropian, UEFA, zakonisht ndërmerr masa të rënda, duke kërcënuar me përjashtime, në rast se politika ndërhyn në çështjet e futbollit. Megjithatë, kjo qasje duket të mos zbatohet në rastin e vendeve të mëdha. Fenomeni i ndërhyrjes politike ka ndodhur më parë me Spanjën dhe Francën, dhe tani po përsëritet edhe në Itali. Mediat vendase raportojnë se Gabriele Gravina nuk do të vazhdojë më detyrën e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit.
Shkarkimi i tij vjen pas rezultatit zhgënjyes në eliminatoret e Kupës së Botës, si dhe pas deklaratave të tij ku cilësoi futbollin si të vetmin sport profesionist në Itali, ndërsa sportet e tjera i quajti amatore. Këto komente kanë shkaktuar reagime të forta nga të gjitha nivehet.
Ndërkohë që Gravina ka pasur mbështetje të plotë brenda Federatës, Ministri i Sportit, Abodi, ka dalë publikisht kundër tij, duke kërkuar largimin. Sipas gazetës “Corriere Dello Sport”, kjo kërkesë është një iniciativë direkte e Kryeministres Meloni, e cila beson se ka ardhur koha për një reformim të Federatës. Ky ndryshim pritet të bëhet zyrtar së shpejti, ndoshta gjatë një mbledhje të Këshillit Federal.
Kjo situatë ka nxitur një garë të fortë në Itali për të gjetur zëvendësuesin e Gravinës për dy vitet e ardhshme, nën mbikëqyrjen dhe me mbështetjen e plotë të qeverisë. Mes kandidatëve të përfolur përmenden:
- Ish-presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Malago.
- Figurë si Marota, Galiani, Del Piero, Maldini, Albertini dhe Costacurta.
Këta emra konsiderohen më të lidhur me futbollin krahasuar me drejtuesit e viteve të fundit, të cilët, sipas disa analistëve, kanë sjellë rezultate negative dhe nuk kanë arritur të implementojnë reformat e nevojshme në futbollin italian.
