Agron Duka mbështet Erion Braçen për Bashkinë e Tiranës

Agron Duka deklaron votën pro Erion Braçes për Bashkinë Tiranë

Kandidatura e deputetit Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës ka nxitur një valë reagimesh, ku shumica shprehin mbështetje, duke e konsideruar atë si zgjedhjen e duhur për kryeqytetin.

Kohët e fundit, ka befasuar deklarata e kreut të Partisë Agrare dhe Ambientaliste, Agron Dukës, një aleat historik i Sali Berishës, i cili publikisht ka shprehur mbështetjen e tij për Braçen.

Në një intervistë për News 24, Duka u shpreh se e konsideron Braçen një kandidat të ndershëm dhe me eksperiencë të jashtëzakonshme, të aftë të sjellë përmirësime për Tiranën. Ai theksoi gjithashtu:

“Nëse Braçe vendos të kandidojë, unë do t’i jap votën time. Është një njeri që ia vlen, me eksperiencë dhe kontribut më të madh se shumë të tjerë brenda PS-së. Ka gjithashtu një nuhatje të mirë politike.”

Duka shtoi:

“Erion Braçe, kam simpati personale, ndoshta se është marrë edhe me bujqësinë dhe kemi pasur mendime të afërta. Është i duhuri për bashkinë e Tiranës. Si njeri është i ndershëm, do i bënte mirë Tiranës, ka eksperiencë të jashtëzakonshme. Për të vënë kandidaturën, kryetari i partisë sheh problematikat që paraqet një kandidaturë. Votat i ka edhe sigla e partisë. Unë e deklaroj, nëse del Braçe i jap votën time, është njeri që ia vlen. Ai ka eksperiencë dhe kontribut më shumë se Rama në PS. Ka edhe nuhatje politike.”

Scroll to Top