Shqiptari i vë flakën apartamentit të ish-partneres në Itali

Shqiptari në Itali i vë flakën apartamentit të ish-partneres pas ndarjes

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 36-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet për zjarrvënie në apartamentin e ish-partneres së tij. Sipas raportimeve, pas një konflikti të fundit, i dyshuari ka përdorur lëndë djegëse për të ndezur zjarrin brenda banesës.

Incidenti ndodhi disa ditë më parë në zonën “Corso Ho Chi Min” në Itali, pas një zënke mes 36-vjeçarit dhe ish-partneres së tij. Si pasojë e veprimeve të tij, apartamenti i ish-partneres ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Për fat të mirë, të dy palët, si autori i dyshuar ashtu edhe ish-partnerja, kanë shpëtuar pa pasoja fatale, por kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spitalin Guzzardi për ndihmë mjekësore. Të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Pas daljes nga spitali, shqiptari i dyshuar është dërguar në burgun e Raguzës dhe aktualisht është nën vëzhgimin e autoriteteve gjyqësore. Dyshohet se shkak për këtë ngjarje kanë qenë konfliktet e vazhdueshme mes çiftit dhe mospranimi i ndarjes nga ana e 36-vjeçarit.

Scroll to Top