Zjarri në rafinerinë e Kuvajtit pas sulmit me dronë

Një zjarr ka shpërthyer në rafinerinë Mina Al-Ahmadi në Kuvajt, pas një sulmi me dronë. Sipas raportimeve të Sky News Arabia, të cilat citojnë Korporatën e Naftës së Kuvajtit, ekipet e shpëtimit po punojnë për të kontrolluar flakët në disa njësi operative dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zona të tjera të rafinerisë.

Megjithë dëmet materiale, kompania konfirmoi se nuk janë raportuar viktima nga ky incident. Aktualisht, autoritetet po monitorojnë situatën dhe po ndërmarrin masa për të siguruar qetësinë dhe sigurinë në zonë.

Scroll to Top