Arrestohet në Divjakë 33-vjeçari, i dënuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje
Një 33-vjeçar, i shpallur në kërkim, është arrestuar nga policia në Divjakë. Ai ishte dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Personi në fjalë, i identifikuar si D. S., banues në fshatin Çermë Sektor, u lokalizua dhe u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, bazuar në informacione operative.
Sipas policisë, ai ishte dënuar nga Gjykata e Korçës dhe i kishin mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 4 ditë burg.
Veprimet e mëtejshme procedurale janë kryer nga Komisariati i Policisë Pogradec.
