Një aksident hekurudhor ka ndodhur në rajonin rus të Ulyanovsk, ku shtatë vagona të një treni pasagjerësh kanë dalë nga shinat dhe janë përmbysur. Si pasojë e këtij aksidenti, të paktën 22 persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ka prekur trenin që lidhte qytetet Chelyabinsk me Moskën. Sipas autoriteteve rajonale, nuk raportohet për viktima.
Guvernatori rajonal, Alexei Ruskih, ka konfirmuar se shtatë vagona janë dalë nga shinat. Ai ka shkuar personalisht në vendngjarje për të monitoruar situatën.
Pamjet e publikuara tregojnë disa vagona të rrëzuar pranë shinave, ndërsa në zonë është konstatuar mjegull e dendur.
Guvernatori i rajonit të Chelyabinskut, Alexei Teksler, ka dhënë detaje shtesë, duke theksuar se dy persona kanë pësuar fraktura, ndërsa rreth 20 të tjerë, përfshirë një fëmijë, kanë marrë lëndime të lehta. Ai ka sqaruar se një raport paraprak, i cili përmendte vetëm 7 të plagosur, nuk ishte i plotë.
Sipas Hekurudhave Ruse, në tren udhëtonin gjithsej 412 pasagjerë. Informacionet fillestare janë bërë publike nga agjencia RIA Novosti.
