Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Xhaxhai i autorit kërkon lirinë
Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i është drejtuar sërish Gjykatës së Apelit me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë.
Elvis Shkëmbi ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar. Prokuroria ka ngritur dyshime për përfshirjen e tij në krimin e rëndë që tronditi Gjykatën e Apelit në momentin e shpalljes së një vendimi nga viktima.
Kjo kërkesë pritet të shqyrtohet më datë 8 prill nga gjyqtari Taulant Banushi. Ai do të vendosë nëse do të pranojë pretendimet e Shkambit apo do ta lërë atë nën masën e rreptë të sigurisë.
