Goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit, arrestohet 40-vjeçarja
Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit në kryeqytet. Pas një hetimi 3-mujor, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasen B. G., 40 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Në të njëjtën kohë, u procedua në gjendje të lirë një 41-vjeçare, për veprën penale “Prostitucioni”.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në ambientet e një qendre fizioterapeutike, në rrugën “Ismail Qemali”, shfrytëzohej për prostitucion një 41-vjeçare. Uniformat blu sekuestruan një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.
