Parashikimi i Motit Sot: 4 Prill 2026

Parashikimi i motit për sot, e shtunë 4 prill 2026

Sot, e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës mund të bëhen të dendura. Pas orëve të pasdites, moti pritet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Reshje të dobëta shiu parashikohen të jenë prezente nga mesdita deri pasdite në zonat malore në lindje dhe në jug të vendit. Në mbrëmje, reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti: Valëzimi në Detin Adriatik dhe Detin Jon pritet të jetë i forcës 3-4 ballë.

Scroll to Top