Arrestohet 17-vjeçar i kërkuar për abuzim me të mitur

17-vjeçar i shpallur në kërkim për abuzim me të mitur, ndalohet në Kakavijë

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar këtë të shtunë një 17-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar. Sipas informacioneve të policisë, 17-vjeçari u kap në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa po tentonte të largohej nga vendi.

Në një njoftim zyrtar, policia sqaron se:

  • “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë ndaluar një 17-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim.
  • Dyshohet se ky shtetas, në prani të dy personave të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.
  • Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Postën e Kontrollit Kufitar Kakavijë, në hyrje të Shqipërisë.”
Scroll to Top