Arrestohet kreu i Camorra-s, Mazzarella, në vilë luksoze në Itali

Arrestohet në Itali kreu i Camorra-s, Roberto Mazzarella, i kapur në një vilë luksoze në bregun e Amalfit

Autoritetet italiane kanë arrestuar Roberto Mazzarella, një nga personat më të kërkuar të krimit të organizuar, i cili konsiderohet drejtues i një grupimi të Camorra-s.

Mediat italiane raportojnë se Mazzarella u kap në një resort luksoz në Vietri sul Mare, provinca Salerno, ku çmimi i një nate qëndrimi arrinte rreth 1,000 euro. Policia e lokalizoi dhe arrestoi pa rezistencë.

Roberto Mazzarella, lindur në vitin 1978, figuronte në listën e personave më të rrezikshëm në arrati të publikuar nga Ministria e Brendshme italiane. Ai ishte në kërkim që nga 28 janari 2025, pasi i shmangi arrestimin pas një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Napolit, me kërkesë të Drejtorisë Antimafia të Napolit.

Akuzat ndaj tij përfshijnë vrasje të rënduar me metoda mafioze. 48-vjeçari u gjet në një vilë luksoze në zonën e Bregut të Amalfit, ku dyshohet se kishte marrë identitet të rremë për të festuar Pashkët me familjen.

Gjatë kontrollit, karabinierët sekuestruan tre ora luksoze, rreth 20,000 euro kesh, dokumente të falsifikuara, telefona inteligjentë dhe materiale të shkruara me dorë, që dyshohet se janë pjesë e një sistemi kontabiliteti kriminal. Këto materiale janë tashmë pjesë e hetimeve.

Operacioni u krye nga Njësia Hetimore e Komandës Provinciale të Napolit, nën koordinimin e Drejtorisë Antimafia të Napolit.

Scroll to Top