Ilia Ndoka lirohet nga burgu, akuzat për pastrim parash

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu shtetasin Ilia Ndoka, kushëririn e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka. Ndoka ishte ndaluar për pastrim parash në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Gjykata vendosi që Ilia Ndoka të paraqitet në policinë gjyqësore të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Sipas SPAK-ut, dyshohet se Ilia Ndoka ka ndihmuar kushëririn e tij, Arben Ndoka, me para dhe informacion. Kjo ndihmë ka qenë në lidhje me përpjekjet për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e vrasjes së vëllait të Arben Ndokës, Aleksandër Ndoka.

Fillimisht, Ilia Ndoka u ndalua në Itali dhe më pas u ekstradua në Shqipëri. Ndaj tij rëndojnë akuzat e pastrimit të parave, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e krimeve në kuadër të këtij grupi.

Scroll to Top