Rama: Shqipëria përparon, investimet dhe ekonomia rriten

Rama: Kush thotë se korrupsioni është rritur, gënjen rëndë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në njësinë 12 të Tiranës, theksoi se Shqipëria ka shënuar një rritje ekonomike, si dhe rritje të investimeve të huaja dhe turizmit.

Kryeministri kritikoi kundërshtarët politikë, duke i cilësuar si “të verbër” dhe kundër integrimit të vendit. Ai u shpreh se Shqipëria ka hapur të gjitha kapitujt e negociatave për 11 muaj, një arritje historike që asnjë vend nuk e ka realizuar më parë.

“Kemi fituar respekt, besim dhe kemi vendosur Shqipërinë në një tjetër pozicion. Në të njëjtën kohë, kemi rritur ekonominë. Pagat i kemi rritur në mënyrë sistematike dhe tani kemi filluar të paguajmë edhe vjetërsinë në punë. Mësuesit, mjekët, ushtarakët, punonjësit e policisë po ashtu paguhen për vjetërsi pune.

Kushdo që thotë se korrupsioni është rritur, gënjen rëndë. Nëse korrupsioni do të ishte rritur, nuk do të rritej ekonomia, nuk do të rritej pensioni. Unë e refuzoj me neveri këtë narrativë ku nuk dinë të thonë asgjë tjetër veçse ‘vjedhje, vjedhje’, sepse po të ishte kështu, nuk do të ndodhnin ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur,” – tha ai.

Scroll to Top