Irani lejon kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit për Irakun, duke e cilësuar “vend vëllazëror”
Iraku është përjashtuar nga kufizimet e vendosura për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit, sipas një deklarate të Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya të Forcave të Armatosura Iraniane.
Siç citohet nga kanali televiziv iranian Al Alam, deklarata thotë: “Iraku vëllazëror është përjashtuar nga kufizimet e vendosura në lidhje me Ngushticën e Hormuzit”.
Shtabi qendror theksoi se “kufizimet vlejnë vetëm për vendet armiqësore”.
Që nga fillimi i konfliktit disa javë më parë, Irani ka kufizuar kalimin në Ngushticën e Hormuzit vetëm për “vendet mike”, duke kufizuar aksesin për anijet aleate të SHBA-së.
Vendët e lejuara përfshijnë Kinën, Rusinë, Indinë, Pakistanin, Bangladeshin, Malajzinë dhe Turqinë, me kusht që të koordinohen me forcat detare iraniane.
