Lamine Yamal i mërzitur pas fitores, Flick sqaron

VIDEO/ Edhe fitorja nuk e “ngrohu”, Lamine Yamal largohet nga fusha i mërzitur. Ja çfarë thotë Hansi Flick

Lamine Yamal nuk pati performancën më të mirë mbrëmë në ndeshjen kundër Atletico Madridit. Ylli i Barcelonës krijoi shumë mundësi, por nuk arriti të finalizonte as me asist, as me gol.

Pas përfundimit të sfidës, që u mbyll me fitoren e ekipit katalanas, ai u largua dukshëm i mërzitur nga fusha. Pasi u takua me shokët e skuadrës, gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes, ai u takua edhe me Hansi Flick, por ky takim nuk ishte edhe aq i ngrohtë.

Trajneri Flick u pyet menjëherë se pse Lamine Yamal dukej i mërzitur. “Ai ishte pak i mërzitur. Është normale. Ai dëshiron të shënojë gola dhe të japë asistime. Kjo është pjesë e lojës. Ai ishte kështu sepse nuk luajtëm mirë. Ne biseduam në dhomën e zhveshjes dhe gjithçka është në rregull. Është një ndeshje emocionale”, u shpreh shkurtimisht trajneri gjerman.

Scroll to Top