Të plagosur nga armë zjarri në lokal në Prishtinë

Dy persona të plagosur nga armë zjarri në një lokal në Prishtinë

Si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri në një lokal në Prishtinë, dy persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Një person i dyshuar, pas arrestimit, është dërguar në paraburgim.

Policia jep detaje:

  • Ngjarja: Vrasje e rëndë në tentativë / Armëmbajtje pa leje
  • Vendndodhja: Rruga Ferid Curri, Prishtinë
  • Data dhe Ora: 04.04.2026 – 02:32

Raportohet se në një lokal janë përleshur mes veti disa persona, ku janë përdorur edhe armë zjarri. Si pasojë e të shtënave, dy meshkuj kosovarë janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Scroll to Top