Marrëveshja e Islamabadit: Plan sekret për paqe në Lindjen e Mesme

Reuters zbulon një plan sekret që mund t’i japë fund luftës në Lindjen e Mesme: Ja çfarë përmban Marrëveshja e Islamabadit

Një plan për t’i dhënë fund armiqësive mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, është propozuar, sipas një raportimi të Reuters, që citon burime anonime me njohuri për zhvillimet.

Sipas këtyre burimeve, marrëveshja kornizë është hartuar nga Pakistani dhe u është përcjellë gjatë natës palëve përkatëse.

Dokumenti parashikon një qasje dyfazore:

  • Fillimisht, një armëpushim i menjëhershëm.
  • Më pas, kalimi drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Plani, i quajtur përkohësisht “Marrëveshja e Islamabadit”, synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda 15 deri në 20 ditëve. Ky hap cilësohet si kyç për stabilizimin e tregjeve globale të energjisë dhe transportit detar.

Burimet shtojnë se bisedimet përfundimtare pritet të zhvillohen drejtpërdrejt në Islamabad, megjithëse nuk ka ende konfirmim zyrtar nga palët e përfshira.

Sipas burimeve, Irani do të heqë dorë nga armët bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve dhe zhbllokimit të aseteve. Plani pritet të diskutohet të hënën.

Scroll to Top