Dyshime për vdekjen e Epstein: Deklaratat e babait të Elon Musk

Babai i Elon Musk ngre dyshime, pretendon se Epstein është ende gjallë

UASHINGTON – Errol Musk, babai i sipërmarrësit amerikan Elon Musk, në një intervistë për “Ria Novosti” ka folur për dosjen “Epstein”. Ai ka deklaruar se beson që financieri amerikan dhe i dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, është ende gjallë.

“Ai është padyshim gjallë. Epstein nuk ka vdekur. Nuk ka dyshim për këtë… Nuk ka asnjë mënyrë që ai të jetë i vdekur”, tha Errol Musk gjatë intervistës.

Ai vuri në pikëpyetje versionin zyrtar të vdekjes së Epstein, duke komentuar rrethanat e zbulimit të trupit të tij. Sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, mungojnë 62 sekonda pamje nga kamera e mbikëqyrjes në burgun ku mbahej Epstein, nga ora 23:58:58 deri në orën 00:00.

Scroll to Top