Ministri izraelit i Mbrojtjes, pas ekzekutimit të një zyrtari iranian: Do t’i gjurmojmë dhe eliminojmë një e nga një
Pas vrasjes së shefit të Inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz.
“Garda Revolucionare po qëllon civilët dhe ne po eliminojmë udhëheqësit e terroristëve,” tha Katz. Ai shtoi gjithashtu se Izraeli nuk do të ndalet dhe se udhëheqësit iranianë do të jenë në shënjestër dhe do të eliminohen një e nga një.
“Ne do të vazhdojmë t’i gjurmojmë një nga një,” u shpreh ai.
Mediat shtetërore iraniane raportuan më parë se Seyyed Majid Khademi ishte vrarë këtë mëngjes.
“Izraeli ka dëmtuar rëndë industritë e çelikut dhe petrokimisë të Iranit dhe do të vazhdojë të shkatërrojë infrastrukturën kombëtare iraniane,” shtoi Katz.
