“Ai do të shkojë në burg”, Trump zbulon prapaskenën e misionit në Iran: Një person dha informacione për pilotin e rrëzuar! Na vendosi në rrezik!
Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë një konference për mediat, ka komentuar situatën e tensionuar me Iranin. Ai zbuloi se një informacion i brendshëm, i cili përfshinte detaje rreth njërit prej pilotëve të rënë, kishte përfunduar në duart e Teheranit.
Trump deklaroi se një person ka zbuluar të dhëna që tregonin se piloti i rrëzuar ndodhej ende në territorin iranian. Ai e cilësoi këtë veprim si shumë të rrezikshëm, pasi vendosi jetën e pilotit në rrezik të madh. Presidenti paralajmëroi se individi përgjegjës do të ndëshkohet.
“Duhet të gjejmë atë që nxori informacionin. Ndoshta nuk e ka kuptuar plotësisht çfarë bëri, por ne do ta gjejmë. Ai që bëri këtë do shkojë në burg dhe kjo nuk do zgjasë shumë,” tha Trump.
Presidenti shtoi se ky veprim vuri misionin në një rrezik të madh dhe se shumë persona në Iran shpresonin të përfitonin nga situata duke kapur pilotin, për të cilin, sipas Teheranit, u ofrua një “çmim”.
