Trump paralajmëron Iranin për zhdukje qytetërimi

Titulli: Afati drejt përfundimit / Trump paralajmëron Iranin: Një qytetërim i tërë do të zhduket

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të re në platformën e tij “Truth Social”, duke iu referuar ultimatumit të tij ndaj Iranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Trump i kishte vendosur Teheraniem afat deri në orën 1 të mëngjesit të së mërkurës, sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar, një ultimatum ky i bërë gjatë fundjavës.

Në postimin e tij më të fundit, ai shkroi: “Një qytetërim i tërë do të zhduket sonte, për të mos u rikthyer më kurrë”. Megjithatë, ai shtoi më vonë: “ndoshta diçka e mrekullueshme në mënyrë revolucionare mund të ndodhë, KUSH E DI?”.

Trump sugjeron se po zhvillon negociata me udhëheqës të rinj në Iran, pas një “ndryshimi total të regjimit” atje.

Scroll to Top