Trump: Jemi në negociata “të nxehta” për Iranin
Presidenti Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë “negociata të nxehta” lidhur me Iranin, por nuk pranoi të japë detaje rreth bisedimeve.
“Tani për tani jemi në negociata të nxehta, kështu që nuk mund t’ju them me siguri,” u shpreh Trump në një intervistë të shkurtër telefonike për Fox News, kur u pyet për gjendjen e bisedimeve.
Trump shtoi se do të informohej plotësisht rreth armëpushimit dyjavor të propozuar nga kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif. Shtëpia e Bardhë i kishte komunikuar më herët CNN se “do të ketë një përgjigje” ndaj këtij propozimi.
“Mund ta them këtë, e njoh shumë mirë. Ai është një njeri shumë i respektuar, kudo,” tha Trump për Sharif.
Ky deklarim vjen pasi afati i vendosur nga Trump për Iranin për të pranuar një marrëveshje, në të kundërtën e së cilës ai ka paralajmëruar sulme masive, po i afrohet fundit. /LAPSI.al
