Arsenali bën një hap të madh drejt gjysmëfinales së Ligës së Europës.
Skuadra londineze fitoi në transfertë kundër Sportingut të Lisbonës në sfidën e parë çerekfinale. Arsenali triumfoi falë një goli të Kai Haverc në minutën e 90+1.
Haverc, i cili u aktivizua në fushë në minutën e 70-të në vend të Odegard, u shndërrua në hero për skuadrën e Artetës, duke i dhënë asaj një avantazh të rëndësishëm përpara ndeshjes së kthimit.
Me vetëm dy minuta shtesë për t’u luajtur, nuk kishte moment më të përshtatshëm për Haverc të shënonte golin e fitores dhe të heshtte stadiumin.
Ky rezultat lë skuadrën portugeze pa fitore ndaj Arsenalit në tetë takime mes tyre (4 barazime, 4 humbje).
Ndeshja përfundoi me rezultatin SPORTING-ARSENAL 0-1.
Goli i Haverc u shënua në minutën 90+1.
FORMACIONET ZYRTARE
