“Hirushja” e Champions League, Bodo/Glimt “piketon” portierin shqiptar
Portieri shqiptar nga Kosova, Amir Saipi, pritet të largohet nga Lugano pas pesë vitesh pjesë e klubit zviceran. Sipas informacioneve, Saipi ka tërhequr vëmendjen e Bodo/Glimt, kampionëve të Norvegjisë, të cilët u shndërruan në “Hirushen” e Champions League në këtë edicion.
Saipi ka qenë një element i rëndësishëm për Luganon gjatë viteve të tij aty, duke u shndërruar në një nga portierët titullarë dhe duke fituar gjithashtu vend në Kombëtaren e Kosovës.
Një transferim i mundshëm te Bodo/Glimt do të përfaqësonte një hap të ri në karrierën e tij, si dhe një mundësi për t’u paraqitur në skenën evropiane me një klub ambicioz.
