VIDEO/ Besojnë te përmbysja e Barcelonës, “Camp Nou” oshëtin nga thirrjet njëzëri të tifozëve: Po, ne mundemi!
Barcelona ka treguar shpesh herë se është një skuadër që mund të bëjë përmbysje të mëdha. Jo vetëm në shtëpi, ku më epikja është ajo 6-1 kundër PSG në Champions, por edhe në transfertë.
Mbrëmë, skuadra e Hansi Flick u mposht me rezultatin 0-2 nga Atletiko Madrid në “Camp Nou” dhe të martën i pret një detyrë e vështirë në “Metropolitano”. Pas fishkëllimës së fundit, teksa lojtarët e Barçës po qëndronin në fushë për t’u përshëndetur me tifozët, trishtimi dhe hidhërimi kishte mbuluar sytë e tyre.
Fansat jo vetëm që nuk i përbuzën për humbjen, por edhe i mbështetën duke i motivuar në kor. Ata filluan të thërrisnin të gjithë njëzëri: “Si se puede” (Po, është e mundur).
Katalanasit besojnë te “remontada” (përmbysja) dhe duan që edhe lojtarët të besojnë deri në fund dhe të japin gjithçka për të shkuar në gjysmëfinalen e Championsit.
PANORAMASPORT.AL
