INTERPOL arreston shqiptarin në Kolumbi, i kërkuar për vrasje të kryer në vitin 2022
Një shtetas shqiptar, i cili ishte në kërkim për një vrasje të kryer në vitin 2022, është arrestuar në Pereira të Kolumbisë.
Florind Rama, i cili ishte shpallur në kërkim nga INTERPOL, u arrestua për një vrasje të ndodhur në Marbella, Spanjë.
Autoritetet kolumbiane po kryejnë hetime për të zbuluar lidhjet e shtetasit shqiptar me trafikantët e drogës në rajonin ku ai u kap.
