Arrestohet 26-vjeçari në aksin “Elbasan-Tiranë”, sekuestrohen veshjet dhe furgoni
Një 26-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit “Wrong way”. I riu është kapur në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, duke transportuar me furgon veshje të ndryshme të kontrabanduara, me vlerë rreth 45 000 euro.
Konkretisht, ai po transportonte 19 paketime (thasë) me veshje të imitimeve të markave të ndryshme, pa dokumentacion shoqërues.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
