Udhëtimi tragjik: 3 adoleshentë humbin jetën pasi rrëshqasin në një ujëvarë gjatë përpjekjes për të bërë selfie
Një udhëtim i një grupi vajzash adoleshente drejt një ujëvarë në Andhra Pradesh, Indi, është kthyer në një tragjedi. Katër vajzat u gjetën pranë ujëvarave Mulagoomi. Sipas policisë, ato po qëndronin mbi shkëmbinj dhe po përpiqeshin të bënin selfie.
Për fat të keq, ato humbën kontrollin, rrëshqitën dhe ranë në ujë. Autoritetet raportojnë se asnjëra prej tyre nuk dinte të notonte, gjë që e përkeqësoi situatën pasi u kapën nga rrymat e fuqishme.
Vendasit, të alarmuar nga thirrjet për ndihmë, nxituan në vendngjarje dhe arritën të shpëtonin njërën nga vajzat, e cila u dërgua në spital. Megjithatë, tre të tjerat, të identifikuara si Trisha (17 vjeç), Ratnakumari (16 vjeç) dhe Pavitra (16 vjeç), u rrëmbyen nga ujërat dhe nuk mundën të shpëtoheshin.
Ekipet e policisë, gjatë kërkimeve në zonë, gjetën trupat e pajetë të tyre.
