Vangjush Dako apelon në Gjykatën e Lartë vendimin për shpërdorim detyre
Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit të Posaçëm në Tiranë, i cili e dënoi për veprën e shpërdorimit të detyrës.
Pas dorëzimit të rekursit, Gjykata e Lartë ka hedhur shortin dhe ka caktuar gjyqtarin Genti Shala si relator për rastin.
Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor 2023. Më 25 nëntor 2024, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi ta dënonte atë me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre në dy raste, të cilat lidhen me kohën kur ai ushtronte detyrën e kryetarit të bashkisë.
