Ish-sulmuesi Paolo Di Kanio, në një intervistë për Corriere della Sera, ka shprehur kundërshtimin e tij kategorik ndaj mundësisë që Pep Guardiola të drejtojë kombëtaren italiane.
“Ne kemi nevojë për dikë si Antonio Conte, i cili e kupton menjëherë situatën,” u shpreh ai.
Duke komentuar dështimet e fundit të kombëtareve italiane, Di Kanio shtoi me ironi: “Jemi mësuar me mediokritetin, shprehim pakënaqësi dhe pas dy ditësh rikthehemi të flasim për lojtarët italianë sikur të ishin më të mirët në botë.”
Di Kanio u pyet gjithashtu për disa lojtarë individualë në Serie A apo në futbollin italian:
- Për Sandro Tonalin, ai tha: “Do ta shihja Tonalin te Interi. Ai është lojtari ynë më i mirë në fushë deri tani, por çuditërisht luan në një ekip të renditur në vendin e dhjetë në ligën angleze.”
- Në lidhje me Federico Chiesa, ai theksoi: “Nëse ai do të kthehej në Itali, do të bënim vetëm disa fotografi dhe do të thonim ‘Zot i madh, pse nuk luajti në Liverpool?’. Arsyeja është e thjeshtë: Premier League është si NBA, ndërsa ne jemi niveli i basketbollit italian,” përfundoi ai.
