Eric Adams merr pasaportë shqiptare nga Presidenti Begaj

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, pajiset me pasaportë shqiptare

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, është pajisur me pasaportë shqiptare. Ky vendim është miratuar me një dekret të veçantë nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me arsyet apo procedurat e dhënies së shtetësisë. Në dekret theksohet se Adams mori pasaportën shqiptare me kërkesë të tij personale.

Eric Adams vizitoi Shqipërinë në tetor të vitit 2025, ku u takua edhe me kryeministrin Edi Rama. Adams ka shprehur më herët simpati për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe gjatë periudhës kur mbante detyrën e kryebashkiakut të Nju Jorkut.

Scroll to Top