Ish-ylli i filmave për të rritur, Keiran Lee, i ka shënuar gol ekipit të tij amator, duke vazhduar kështu kalimin e tij të pazakontë drejt futbollit.
I njohur dikur si një figurë e rëndësishme në industrinë për të rritur dhe shpesh i përmendur në media për reputacionin e tij, 42-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Adam Diksa, tani po përqendrohet te futbolli. Lindur në Derby, ai u bë një emër global në industrinë e filmave për të rritur, por tashmë ka lëvizur nga ai ambient drejt fushës së blertë, duke iu bashkuar një ekipi amator në Angli.
Lee luan për Mickleover FC Vets dhe së fundmi tregoi se di ende të bëjë diferencën, këtë herë para portës së futbollit. Në një postim në “Instagram”, ai ndau momente nga ndeshja dhe festoi golin e tij në fitoren 6-0 të ekipit.
“6-0. Mesazh i qartë. Shumë i lumtur me rezultatin, performancë e shkëlqyer nga ekipi. Shënova edhe unë… ndoshta goli i dytë kërkon VAR, por e marrim. Tani përpara për ndeshjen tjetër”, shkroi ai. Në video shihet duke luajtur dhe më pas duke festuar me shokët e skuadrës pas golit të shënuar.
Fansat kanë ndjekur me interes këtë ndryshim të papritur në karrierën e tij, që nga momenti kur ai veshi sërish këpucët e futbollit. Lee ka treguar më parë se po e merr seriozisht futbollin pas viteve larg sportit dhe goli i fundit tregon se po përshtatet mirë në këtë nivel.
Gjatë karrierës së tij të mëparshme, ai kishte krijuar një numër të madh ndjekësish. E nisi punën në industrinë e filmave për të rritur në moshën 18-vjeçare dhe në vitin 2005 firmosi një kontratë të rëndësishme me kompaninë “Brazzers”. Kompania e produksionit, siç dihet, mori një policë sigurimi prej 1 milion dollarësh për organin e tij gjenital, menjëherë pasi ai iu bashkua.
Historia e tij ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjet, me shumë që janë kureshtarë për këtë transformim. Ai ka pranuar më parë se është tifoz i zjarrtë i Derby County dhe se do të sakrifikonte gjithçka për të luajtur për ekipin e zemrës. Madje, pasioni për futbollin i ka kushtuar edhe fizikisht, teksa në vitin 2011 ai përfundoi në spital pasi theu nofullën në dy vende gjatë një ndeshjeje në SHBA.
Tani, Lee duket i vendosur të tregojë se mund të ketë ndikim në futboll, jo vetëm si një emër i veçantë, por si protagonist në fushë me aftësitë e tij.
