SHBA-Iran: Bisedime historike pas 50 vitesh armiqësi

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani nisin bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Pas gati gjysmë shekulli armiqësie, përfshirë dy luftëra në dy vjet, Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ulur për bisedime ballë për ballë, të cilat kanë zgjatur për orë të tëra.

Bisedimet ende nuk kanë përfunduar dhe takimi mes ekspertëve teknikë vazhdon. Ky takim konsiderohet si një arritje dhe shihet si një përparim i rëndësishëm, i mundësuar vetëm për shkak të nivelit të lartë të të dy delegacioneve, autoritetit të tyre për të negociuar dhe interesit të shprehur si nga Uashingtoni ashtu edhe nga Teherani për dialog.

Irani erdhi në Islamabad duke theksuar mosbesimin e tij të thellë ndaj diplomacisë. Pasi diskutimet e tij vitin e kaluar dhe këtë vit me SHBA-në u shkatërruan të dyja nga lufta, Irani këmbënguli që do të merrej vesh vetëm me një zyrtar amerikan të lartë, në veçanti me zëvendëspresidentin JD Vance. Vance shihet si kundërshtari më i fortë i angazhimeve ushtarake në ekipin e Presidentit Donald Trump.

Në vitin 2015, kur Irani dhe fuqitë botërore arritën një marrëveshje të suksesshme bërthamore, procesi zgjati 18 muaj, me periudha përparimi dhe dështimesh. Nga ana tjetër, Trump njihet për preferencën e tij ndaj sukseseve të shpejta, shkruan më tej BBC.

Sot është vetëm një fillim, por me rrezikun e një përshkallëzimi tjetër të rrezikshëm në një konflikt tashmë të tensionuar.

Scroll to Top