Papa Leoni XIV bën thirrje për t’i dhënë fund luftës
Papa Leoni XIV ka reaguar sërish në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme, duke bërë thirrje për paqe. Ai i bëri thirrje për përfundimin e luftës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit.
“Mjaft me idhujtarinë ndaj vetes dhe parave! Mjaft me shfaqjen e fuqisë! Mjaft me luftën!”, theksoi ai.
Papa u bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për deeskalim, pasi konflikti vazhdon të ndikojë në ekuilibrat gjeopolitikë dhe të ngrejë shqetësime për një destabilizim më të gjerë në rajon.
