Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e para të mëngjesit deri në orët e pasdites vonë. Më pas pritet shtim gradual i vranësirave mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, e kryesisht në zonat jugperëndimore dhe luginore, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s. Ndërkohë, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.
