Fitorja e Skënderbeut: Gjoka lavdëron ekipin për karakterin dhe fitore

“Ne vazhdojmë të fitojmë edhe përballë pengesave dhe sfidave kundër nesh”, deklaron Gjoka pas fitores së Skënderbeut: Kundërshtari ndoshta kishte motivim shtesë

Trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka, e ka cilësuar fitoren kundër Burrelit si një provë karakteri për ekipin e tij, duke theksuar se kundër skuadrës korçare të gjithë lojtarët japin maksimumin.

“Mendoj se duhej të kishim reaguar pak më mirë. Nëse nuk do të humbnim penalltinë, duhej të ishim pak më të qetë. Burreli kryesisht u mbrojt dhe mundohej të na kapte në kundërsulme, loja ishte tërësisht në dorën tonë. Por duhet të jemi më të qetë. Ndeshjet janë shumë të vështira. Kundër nesh, të gjithë japin maksimumin, prandaj në këto situative ne duhet të bëjmë gjithmonë maksimumin tonë. Janë ndeshje të vështira, të forta. Falënderoj futbollistët që nuk u dorëzuan asnjëherë.

Është çështje karakteri që kjo skuadër, çdo javë, edhe pse ka shumë pengesa dhe luftë kundër nesh, ne vazhdojmë të fitojmë. Kundërshtarin e dinim që luante me topin e gjatë, nuk patëm rrezik. Dy rastet e tjera ishin dy goditje nga këndi, njërin e dhamë ne. Ishte një ndeshje që ne duhej ta fitonim. Ne e dinim që kundërshtari do të ishte shumë i fortë, agresiv, duke bërë maksimumin e tyre, si asnjëherë tjetër. Bravo i qoftë nëse ndoshta kanë qenë të motivuar ekstra. Por ne duhet të jemi më të qetë që ta mbyllim ndeshjen më shpejt”, tha Gjoka për “Korça Boom” pas fitores.

Scroll to Top