SHBA & Iran: Dështojnë negociatat, Vance: S’ka marrëveshje

Dështojnë negociatat e SHBA-së me Iranin, Vance: S’ka marrëveshje

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka deklaruar se negociatorët amerikanë po largohen nga Pakistani pa arritur një marrëveshje paqeje. Pas 21 orësh bisedimesh në Pakistan, Vance tha se negociatorët iranianë “kanë zgjedhur të mos i pranojnë kushtet tona”.

“Pra, ne kthehemi në Shtetet e Bashkuara pasi nuk kemi arritur një marrëveshje,” shtoi ai.

Ai theksoi se SHBA-të kishin kërkuar një “angazhim pozitiv” nga Irani se Teherani nuk do të kërkonte një armë bërthamore apo mjetet për ta arritur atë shpejt. “A shohim një angazhim themelor të vullnetit nga ana e iranianëve për të mos zhvilluar një armë bërthamore… për një kohë të gjatë? Ende nuk e kemi parë këtë,” tha Vance.

Zëvendëspresidenti amerikan shtoi se gjatë bisedimeve ishin trajtuar edhe një sërë çështjesh të tjera dhe se negociatorët amerikanë kishin qenë “mjaft fleksibël” dhe “mjaft të gatshëm për të akomoduar”.

“Por përsëri,” tha ai, “ne thjesht nuk mund të arrinim në një situatë ku iranianët ishin të gatshëm të pranonin kushtet tona.”

Ai përfundoi duke thënë: “Ne largohemi nga këtu me një propozim shumë të thjeshtë; një metodë mirëkuptimi që është oferta jonë përfundimtare dhe më e mirë. Do të shohim nëse iranianët do ta pranojnë atë.”

Scroll to Top